Shpërthimi në Prizren: 2 nga 9 të lënduarit arrijnë në QKUK, jashtë rrezikut për jetë

Drejtori i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Naser Syla, ka konfirmuar se dy nga nëntë personat e lënduar me granatë në tregun e kafshëve në Prizren janë dërguar për trajtim në QKUK

QKUK

Dy nga nëntë personat e lënduar me granatë në tregun e kafshëve në Prizren janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar drejtori i Emergjencës, Naser Syla.

Syla ka bërë të ditur se personat e lënduar që janë dërguar në QKUK kanë plagë të lehta dhe se janë jashtë rrezikut për jetë.

“2 nga personat që janë lënduar janë sjellë këtu në QKUK, janë jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Syla.

Ndryshe, sot Policia e Kosovës ka bërë të ditur se nëntë persona janë lënduar nga shpërthimi i një granate dore te tregu i kafshëve në Prizren.

Lexo dhe: 9 të lënduar nga një shpërthim me granatë dore në Prizren, të dyshuarit në arrati 

Lajmin e kishte konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili kishte theksuar se të dyshuarit janë identifikuar dhe janë në kërkim policor.

 

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika