Shqipëri-Spanjë 0:1, përfundon pjesa e parë
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes në mes të Shqipërisë e Spanjës. Spanja po udhëheq 1:0, ndërsa ka dominuar plotësisht në fushë. Ferran Torres shënoi në minutën e 13-të pas një aksioni model të spanjollëve. Ndërsa ndeshja, e cila po zhvillohet paralel, Kroaci-Itali ka përfunduar pjesën e parë me rezultat të barabartë 0:0. Shqipëria […]
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes në mes të Shqipërisë e Spanjës. Spanja po udhëheq 1:0, ndërsa ka dominuar plotësisht në fushë. Ferran Torres shënoi në minutën e 13-të pas një aksioni model të spanjollëve.
Ndërsa ndeshja, e cila po zhvillohet paralel, Kroaci-Itali ka përfunduar pjesën e parë me rezultat të barabartë 0:0.
Shqipëria e nisi mirë këtë takim duke ushtruar presion në zonën e spanjollëve dhe duke mbyllur hapësirat, por duke mos arritur që të krijojë ndonjë rast shënimi.
Rasti i parë serioz në këtë ndeshje i takoi Spanjës, të cilët në minutën e 12-të iu afruan golit me anë të Mikel Merinos, por Strakosha ia mohoi golin.
Ferran Torres është ai i cili në minutën e 13-të realizoi për 1-0 pas asistimit të mençur nga Dani Olmo.
Shqipëria tregoi forcën e saj në minutën e 44-të me anë të Kristjan Asllanit, i cili me një super goditje nga jashtë zoëns e testoi seriozisht portën e David Rayas, por pa arritur të shënojë.















