SHSKUK e dënon sjelljen e “papranueshme” të logopedit: Të ndërmerren masat e nevojshme

Për ShSKUK është e dënueshme dhe e pa pranueshme sjellja e tillë e një profesionisti shëndetësor





Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka reaguar pas raportimit se Logopedi, Iljasa Fazliu nga Gjilani ka abuzuar psiqikisht në ordinancën e tij një fëmijë 5-vjeçar me autizëm.

Për ShSKUK është e dënueshme dhe e pa pranueshme sjellja e tillë e një profesionisti shëndetësor.

Në lidhje me rastin e u.d. shefit të defektologjisë në Klinikën e Otorinolaringologjisë, SHSKUK ka kërkuar nga drejtori i Klinikës së ORL-së që të procedojë me ndërmarrjen e masave konform legjislacionit në fuqi, meqë drejtori i klinikës është mbikqyrës i shefave të reparteve dhe shërbimeve përkatëse.

“Andaj siç e theksuam presim që drejtori i Klinikës së ORL-së të ndërmarrë masat e nevojshme konform legjislacionit në fuqi”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.

Sa i përket mungesës së licencës së punës, sipas SHSKUK-së, lëshimi i tyre është në kompetencë të Odave përkatëse, Odës së Mjekëve për mjekë dhe Odës së Infermierëve për profilet tjera, për çka të njëjtit duhet të lajmërojnë institucionet.

“Mungesa e një databaze elektronike për stafin e ShSKUK, e vështirëson përcjelljen në kohë reale të punës, avansimeve dhe mungesave eventuale të stafit. Për këtë arsye, memaxhmenti i ShSKUK, para 2 jave ka filluar procesin e digjitalizimit të të dhënave të stafit të saj”, vijon njoftimi.

Logopedi, Iljasa Fazliu nga Gjilani, për të cilin është raportuar se ka abuzuar psiqikisht në ordinancën e tij një fëmijë 5-vjeçar me autizëm, nuk ka licencë të logopedit nga Oda e Infermierëve.

Kryetari i Odës së Infermierëve, Naser Rrustemi, në një prononcim për RTV Dukagjini, ka thënë se i njëjti nuk figuron në regjistrin e anëtarësisë së OIK.

“Ky fare nuk është anëtar i yni, ne nuk kemi obligim ndaj tij. Nuk figuron në regjistrin tonë të anëtarësisë”, ka thënë Rrustemi.

Në rrjete sociale ka qarkulluar edhe videoja ku dëgjohet se si logopedi ka keqtrajtuar fëmijën me autizëm, teksa po e trajtonte në qendrën rehabilituese defektologjiko-logopedike.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ai është arrestuar të shtunën rreth orës 12:56, dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48-orë, nën dyshimin se ka kryer veprën “trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”.

Arrestimi i tij erdhi pasi i njëjti fillimisht u sulmua nga dy persona meshkuj kosovarë, të cilët i kanë shkaktuar lëndime trupore, dhe të njëjtit janë arrestuar.

Lidhur me rastin Portali Dukagjini ka kontaktuar kryeprokurorin e Gjilanit, Arben Kadriu.

Ai ka thënë se Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë kërkesë ndaj Gjykatës Themelore në Gjilan, për t’i caktuar masën e paraburgimit personit që dyshohet se keqtrajtoi një fëmijë me autizëm.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika