Shtëpia Botuese “Dukagjini” shpërblen lexuesit e vegjël

Shtëpia Botuese “Dukagjini” aktualisht është duke zhvilluar një aktivitet me lexuesit dhe vizatuesit e vegjël, të cilët do të garojnë dhe në fund do të ndahen katër shpërblime. Për të folur më shumë për këtë aktivitet e ftuar në emisionin “Radar” me Edita Dolin ka qenë përfaqësuesja e librarisë “Dukagjini”, Doruntina Drenovci

Ilustrim





Shtëpia Botuese “Dukagjini”, e vendosur në një kënd të sheshit të Prishtinës, është një ndër vendet më atraktive, sidomos për simpatizuesit e librit. Në mënyrë që të jetë sa më afër lexuesve, libraria “Dukagjini”, për vite me radhë ka sjellë risi me shumë aktivitete kulturore, aktivitete për lexuesit, sidomos lexuesit e vegjël.

E për aktivitetin që aktualisht është duke u zhvilluar për më të vegjlit tanë, në një bisedë në emisioni “Radar” me Edita Doli, në Radio Dukagjini, detajet i ka shpalosur përfaqësuesja e librarisë “Dukagjini”, Doruntina Drenovci.

Ajo ka treguar se ky aktivitet është shumë atraktiv për fëmijët dhe po mundohen që t’i përfshijnë të gjitha moshat.

“Vizatimet janë aktivitet që gjithë fëmijët e duan. Kjo garë nga fëmijët kërkon që përmes imagjinatës së tyre të vizatojnë një personazh apo ngjarje nga lektyrat apo përrallat e botuara nga shtëpia botuese “Dukagjini”. Jemi munduar që t’i përfshijmë moshat nga 5 deri në 10 vjeç”, ka thënë Doruntina për Radio Dukagjini.

Ajo ka shtuar se teknika dhe stili i punimit do të përzgjedhet nga vet fëmijët, ndërsa vlerësimin do ta bëjnë një ekip profesionistësh.

“Vizatimet e fotografuara ose të skanuara, duhet të jenë sa më të qarta dhe duhet të dërgohen në adresën [email protected], deri më 1 dhjetor 2022. Punimet e fëmijëve do të vlerësohen nga një ekip profesionistësh, prej tre anëtarësh, në mënyrë objektive dhe të pavarur”, ka thënë Drenovci.

Nga kjo garë do të ndahen katër shpërblime: Vendi i parë shpërblehet me dy sete lektyrash dhe kompletin e librave nga Gianni Rodari. Vendi i dytë shpërblehet me dy sete lektyrash.

Vendi i tretë shpërblehet me një set lektyrash dhe shpërblimi i publikut, vizatimi që merr më së shumti pëlqime, gjatë një jave sa do të qëndrojnë të postuara të gjitha punimet, në faqen zyrtare të Dukagjini Publishing House, do të marr dy sete lektyrash.

Kujtojmë se Shtëpia Botuese “Dukagjini”, po vazhdon edhe me aktivitetin Yoga për fëmijë, i cili mbahet dy herë në muaj.





Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika