Shtëpia e Bardhë ka hedhur poshtë raportimet e mediave shtetërore iraniane lidhur me një draft-marrëveshje mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara për përfundimin e luftës në Lindjen e Mesme, duke i cilësuar ato si “tërësisht të fabrikuara”.
Sipas raportimit iranian, një draft i një memorandumi mirëkuptimi parashikonte që SHBA-ja të hiqte bllokadën detare ndaj Iranit dhe të tërhiqte forcat e saj nga rajoni i Gjirit Persik.
Megjithatë, Shtëpia e Bardhë reagoi ashpër në rrjetin social X, duke mohuar këto pretendime.
“Ky raport nga media e kontrolluar nga Irani nuk është i vërtetë dhe MOU-ja që ata ‘kanë publikuar’ është një fabrikim i plotë. Askush nuk duhet t’i besojë asaj që publikon media shtetërore iraniane. FAKTET KANË RËNDËSI,” thuhet në reagim.
Reagimi i Uashingtonit vjen pas publikimeve që pretendonin se ekziston një kornizë marrëveshjeje mes dy vendeve.
Irani thotë se drafti i marrëveshjes me SHBA-në do të rihapë transportin detar në Hormuz