Shteti mbyll zyrat e bankës së Serbisë, por nuk arrin ta ndal përdorimin e dinarit

Në katër komunat veriore po vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura 6 njësi apo zyre të së ashtuquajturës Bankë Postare e Kursimeve, pronare e së cilës është Serbia, e për të cilën institucionet thonë se ka funksionuar ilegalisht. Përkundër kësaj në Mitrovicën Veriore, dinari ende është duke u përdorur për pagesë, ndërsa serbët lokalë janë në pritje të një zgjidhjeje të përhershme

Këto pamje janë të datës 13 maj, pra e hëna e kaluar.

Është selia e ‘Bankës Postare Kursimore’, në Mitrovicën Veriore dhe këta qytetarë po prisnin për pensione dhe paga nga Serbia.

Saktësisht një javë më vonë, situata është krejt ndryshe.

“‘Bankomat ne radi”, bankomati nuk punon. Shiriti i Policisë së Kosovës si dhe bllombimi që tregon se zyra hapet vetëm nga autoritet kompetente, e që janë ato të Republikës së Kosovës. Kjo është pamja e njërës nga gjashtë zyret e “Bankës Postare të Kursimeve”, vend ku deri të hënën qytetarët serbë kanë mundur t’i marrin pagat dhe pensionet”.

Gjendja është e njëjtë në gjashtë filiale të kësaj banke. Ato qëndrojnë të rrethuar me shirit të sigurisë, dhe nuk po ofrojnë shërbime.

“Banka Postanske Stedionica” po konsiderohet institucion i jashtëligjshëm financiar i Serbisë në Republikën e Kosovës.

Lidhur me ligjshmërinë e kësaj banke RTV Dukagjini ka kërkuar qëndrim nga Administrata Tatimore si dhe Banka Qendrore, por asnjëra nga to nuk ka kthyer përgjigje.

Për dallim me bankat që operojnë me ligjet e Kosovës, ‘Bankës Postare Kursimore’ nuk rezulton e regjistruar në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve.

Të gjitha këto zhvillime kanë ndikuar në jetën e serbëve në Kosovë, për faktin se që nga paslufta pagat dhe pensionet i kanë marrë në formën dhe valutën që nuk është në përputhje me ligjet e Kosovës.

Ata janë të pakënaqur me gjendjen por prapë optimist se do të gjendet një zgjidhje.

“Tash dinari-paraja po pengon, qoftë ajo marka, rubla, letra po pengon. Po dua (ta marr euron), por pse të jetë pengesë dinari? Do të maltretohemi, të shkojmë në Rashkë, pa lidhje, ose në Kurshumli”, ka deklaruar, Dragisha Jovanoviq, qytetar nga Mitrovica Veriore.

“Nuk është në rregull, por do të bëhet diçka, ky popull do të jetojë… Ndonjë bankë tjetër do të hapet… me siguri në euro (do të bëhen pensionet) sido që të jetë… Nuk mundet popullata të jetojë me valutë të huaj, duhet ta ketë paranë e vet”, ka deklaruar, Dushan Popoviq, qytetar nga Mitrovica Veriore.

Përkundër mbylljes së burimeve të dinarit, nëpër shitoret në Mitrovicën Veriore ende mallrat po blihen me dinar.

Ky shitës afër sheshit kryesor thotë se pagesat po i kryen edhe me euro edhe me dinar, dhe se po i përcjellë zhvillimet ditëve në vazhdim për të parë se si do të veprojë.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika