Shtyhet protesta e Sindikatës së re të KEK-ut për të enjten

Protesta e Sindikatës së re të KEK-ut është shtyrë për të enjten. Në njoftim thuhet se është arritur vazhdimi i dialogut në mes të kësaj sindikate dhe menaxhmentit të KEK-ut për rritjen e pagave

Fotografi ilustruese

Sindikata e re e KEK-ut ka njoftuar se protesta e paraparë të mbahet nesër është shtyrë për të enjten e 28 dhjetorit.

Në njoftim thuhet se kanë arritur të vazhdojnë dialogun me menaxhmentin e KEK-ut, lidhur me kërkesat e tyre për rritjen e pagave.

Ne vazhdojmë të përkushtohemi për përmbushjen e kërkesave tona dhe presim që në ditët në vijim të gjejmë një zgjidhje të pranueshme për të gjithë palët përfshirëse. Ju inkurajojmë të vazhdoni mbështetjen tuaj, sepse bashkësia jonë është forca jonë kryesore në këto negociata”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se përpjekjet e kësaj sindikate për të siguruar një nivel të drejtë të pagave duhet të mbështeten nga të gjithë.

“Vazhdojmë të punojmë në mënyrë konstruktive për të arritur qëllimet tona për një mjedis pune më të mirë dhe për një kompensim më të mirë për të gjithë ne”, thuhet tutje në njoftim.

Ndryshe, të premten e 22 dhjetorit ka protestuar sërish duke kërkuar plotësimin e kushteve të tyre të punës, përfshirë këtu rritjen e pagave.

Nexhat Llumnica, nga Sindikata e re e KEK-ut, ishte i ftuar në emisionin “Rreth e Rrotull” në RTV Dukagjini dhe tregoi se pagat nuk u ishin rritur që nga viti 2018.

Lexo dhe: Sindikata e re e KEK-ut proteston sërish, kërkojnë plotësimin e kërkesave

“Korporata Energjetike e Kosovës, në këtë rast, menaxhmenti po dëshiron që t’i shuajë kërkesat e sindikalistëve. Ne kemi pasur takime të pareshtura në këtë drejtim, por gjithëherë ka pasë vetëm shtyerje dhe asgjë tjetër”, kishte thënë Llumnica.

Tutje, ai ishte shprehur se menaxhmenti i KEK-ut gjithherë mendon vetëm për financat dhe profitin e tyre dhe nuk e di nëse investohet në punëtorë.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika