Zjarrfikësit, kanë arritur ta shuajnë zjarrin i cili ishte shkaktuar nga njëri gjenerator në oborrin e ATK-së dhe Ministrisë së Infrastrukturës.

Përpos dëmeve materiale nuk raportohet për ndonjë person të lënduar.

Në atë pjesë besohet të kenë qenë dy gjeneratorë, kurse vetëm njëri nga ta ka shpërthyer nga flakët.

Behar Shala, udhëheqës i ndërrimit stacioni qendër, nga ekipi i zjarrfikësve, ka thënë se janë duke i pritur njësitë adekuate ta hulumtojnë rastin dhe të bëhen të ditura shkaqet e përfshirjes së gjeneratorit nga zjarri.

Shala theksoi se nuk ka ndonjë të lënduar.

Behar Shala, zjarrfikës

“Nuk ka ndonjë zjarrfikës, qytetar apo zyrtarë të lënduar nga zjarri. Ne, rreth orës 11:30, e kemi pranuar thirrjen për ndërhyrje dhe tashmë është lokalizuar zjarri. Po presim njësitë adekuate që të hulumtojnë për shkaqet e përfshirjes nga zjarri të gjeneratorit”, ka thënë Shala.

E FUNDIT: Gjeneratori i një ministrie afër qeverisë kaplohet nga zjarri (VIDEO)