Simiq lexon letrën e Radojçiq në audio-incizimet e reja: PDK-ja më ka shkaktuar më së shumti dëme në jetë

Në këtë pjesë të publikuar nga gazeta "Nacionale", Slavko Simiq dëgjohet teksa lexon një letër të Radojçiq ku shprehet mllef ndaj PDK-së duke thënë se nuk do të ndalet duke i ndjekur asnjëherë sa të jetë jeta

Në pjesën e dytë të audio-incizimeve në mes të shefes së grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari dhe Slavko Simiqit, ky i fundit dëgjohet duke thënë se Partia Demokratike e Kosovës i ka shkaktuar më së shumti dëme në jetë.

Në këtë pjesë të publikuar nga gazeta “Nacionale”, Simiq dëgjohet teksa lexon letrën e Radojçiqit e cila shpreh mllef ndaj PDK-së, duke thënë se nuk do të ndalet duke i ndjekur asnjëherë sa të jetë jeta.

Në letër, theksohet se ai nuk pranon instruksione e urdhra nga PDK-ja.

“PDK më ka shkaktuar më së shumti dëme në jetë dhe do të përballem me ta sa të jem gjallë. Me atë proces të montuar dhe përpjekjen për të më arrestuar dhe të gjitha akuzat, kështu që kurrë, po kurrë, ata nuk mund të më japin urdhra e instruksione mua. Kjo është për atë që the ti më herët që ne marrim instruksione prej PDK-së”, ka lexuar Simiq.

Në këtë audio-incizim, dëgjohet Simiq duke thënë se Kusari – Lila është dëgjuar pesë herë me Milan Radojçiqin.

“Je dëgjuar pesë herë me Milanin”, dëgjohet duke thënë Simiq.

Tutje, Simiq, flet diçka pa e qartësuar komplet, ai thotë se “Paramendo sikur të kisha dalë para media dhe të them Mimoza më ka thënë. Seriozisht të them se jo ty, por edhe kryeministrit do t’i thyhej koka, të gjithëve me rend nëse do ta thoja këtë. Ti thua që ka sanksione nga administrata amerikane, paramendo që dikush të jetë ashtu siç po thua ti që jemi, jo me sjellje si partnerë, pra të jemi të atillë që incizojnë në këtë bisedë në media. Pra të jemi të atillë që incizojnë këtë bisedë dhe ta lëshojë në media. Po të them përsëri nuk do të thyhej veç ty koka, por krejt Vetëvendosjes, nuk merremi me gjëra të tilla”.

Në këto audio-incizime dëgjohet një bashkëbisedim mes Simiq dhe Kusari – Lilës, në lidhje me Radojçiqin.

Audio-incizimet e reja, Simiq – Kusari-Lilës: Je dëgjuar 5 herë me Radojçiqin

“Rrena i ka këmbët e shkurta”

Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika