Sindikata e Policisë dënon sulmin ndaj zyrtarëve policor në veri të Kosovës

Sindikata e Policisë së Kosovës ka dënuar ashpër sulmin që ka ndodhur mbrëmjen e 16 korrikut ndaj zyrtarëve të policisë

Sindikata e Policisë së Kosovës.

Gjatë mbrëmjes së 16 korrikut, pesë zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë mbetur të lënduar si pasojë e një sulmi nga një kamioni, i cili dyshohej për kontrabandim mallrash. Kamioni ka dëmtuar automjetin e Policisë pas dy goditjesh.

Për këtë rast, ka reaguar nëpërmjet një postimi në Facebook, Sindikata e Policisë së Kosovës (SPK), e cila e ka dënuar sulmin ndaj zyrtarëve policorë.

SPK u ka uruar zyrtarëve të lënduar shërim të shpejtë, dhe ka kërkuar nga oragnet e drejtësisë të veprojnë në bazë të dispozitave ligjore. Sipas tyre, veprimi sipas ligjit nga ana e Prokurorisë dhe Gjykatës do të ndikonte në parandalimin e këtyre sulmeve ndaj zyrtarëve të policisë.

“Zyrtarëve policorë u dëshirojmë shërim të shpejtë, kurse nga organet e drejtësisë kërkojmë që të veprojnë sipas ligjit ndaj kryesëve të këtyre veprave penale. Veprimi sipas ligjit nga Prokuroria dhe Gjykata do të ndikonte në parandalimin e sulmeve ndaj zyrtarëve policorë dhe veprave tjera penale”, ka shkruar SPK.

Postimi në Facebook i SPK-së.

Sulmohet Policia e Kosovës në veri, pesë policë të lënduar

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika