Situata në Gaza, Peka: Është e kuptueshme që viktimat do të jenë të shumëfishta

Eksperti i sigurisë nga Shqipëria, Avenir Peka, për tensionet në Gaza ka thënë se "Është e kuptueshme që viktimat do të jenë të shumëfishta edhe në radhët e civilëve"

Avenir Peka, eksperti i sigurisë nga Shqipëria

Avenir Peka, eksperti i sigurisë nga Shqipëria, në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, për tensionet në Rripin e Gazës ka thënë se atje janë hapur “portat e ferrit”.

“Ajo çfarë po shohim sot dhe besoj edhe në ditët në vijim në Gaza janë hapur portat e ferrit dhe është një reagim i kuptueshëm nga ana e Qeverisë së Izraelit. Sigurisht është e kuptueshme që viktimat do të jenë të shumëfishta edhe në radhët e civilëve”, ka thënë Peka.

Peka ka thënë se ajo çfarë po ndodh atje është e dhimbshme për vetë popullin vendas por dhe për opinionin publik.

“Por që është një operacion që Izraeli dhe Qeveria e saj u vunë përballë dhe që duhet ta ndërmarrin e ta kryejnë për të hequr qafe një herë e mirë organizatat terroriste të Hamasit…Është një operacion i vështirë sepse bëhet fjalë për një luftë guerile tashmë, ushtria izraelite është e gatshme të kryejë këtë operacion, i vetmi shqetësim që mbetet është minimizimi i viktimave nga radhët e civilëve”, ka thënë tutje ai.

Ushtarët izraelitë luftuan kundër grupit islamik palestinez të Hamasit në rrugët e Izraelit jugor të dielën dhe filluan sulme hakmarrjeje që rrafshuan ndërtesat në Gaza, ndërsa në Izraelin verior një shkëmbim i shkurtër sulmesh me grupin militant Hezbollah të Libanit ngriti frikën për një më të gjerë konflikt, shkruan agjencia e lajmeve “Asociated Press”.

Gjatë ditës së sotme, Ministria e Shëndetësisë në Palestinë ka thënë se numri i të vrarëve nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës është rritur në 493 persona, derisa numri i të plagosurve është rritur gjithashtu në 2 mijë e 751.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika