“S’ka prova”, lirohen katër të dyshuar për rastin e Banjskës
Prokuroria ka njoftuar se katër personat që janë arrestuar gjatë aksionit të Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, janë liruar. Sipas prokurorisë, lirimi i tyre ka ndodhur pasi nuk ka pasur “prova të paraqitura nga Policia e Kosovës”. “Të nderuar, Ju njoftojmë se katër (4) persona të cilët janë arrestuar gjatë […]
Prokuroria ka njoftuar se katër personat që janë arrestuar gjatë aksionit të Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, janë liruar.
Sipas prokurorisë, lirimi i tyre ka ndodhur pasi nuk ka pasur “prova të paraqitura nga Policia e Kosovës”.
“Të nderuar, Ju njoftojmë se katër (4) persona të cilët janë arrestuar gjatë aksionit të Policisë së Kosovës, në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, larg nga vendi i ngjarjes, të njëjtit janë liruar dje (26 shtator 2023), nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në mungesë të provave të paraqitura nga Policia e Kosovës”, thuhet në komunikatën për media të Prokurorisë së Kosovës.
Arrestohen edhe dy persona në Banjskë
Në mbrëmjen e kësaj të hëneje janë arrestuar edhe dy persona në Banjskë të Zveçanit.
Këtë për Portalin Dukagjiini e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani.
Personat e arrestuar dyshohen për armëmbajtje pa leje.
Elshani ka bërë të ditur se do të hetohet nëse të arrestuarit kanë lidhje me sulmet ndaj Policisë së Kosovës të dielën.















