Skitaret e reja të Kosovës dalin nga shtegu në Itali

Skitaret kosovare, Lirika Deva dhe Enxhi Sefaj, kanë përfunduar garimin e të mërkurës, në disiplinën e sllallomit në EYOF Friuli Venezia Giulia 2023

Skitaret Lirika Deva dhe Enxhi Sefaj nuk kanë përfunduar shtegun të mërkurën në sllallom në Festivalin Olimpik Dimëror Evropian për të Rinj.

Të dy garueset kanë dalë nga shtegu në lëshimin e parë në garën që po mbahet në Friuli, Venezia dhe Giulia të Italisë.

“Të dy garueset tona ishin të pa fat, pasi shkaku i kushteve të vështira, dolën nga shtegu në lëshimin e parë, sikurse edhe 23 garuese tjera, pa llogaritur edhe lëshimin e dytë”, ka shkruar Komiteti Olimpik i Kosovës.

Lirika dhe Enxhi të enjten do ta kenë edhe një garë tjetër në disiplinën e sllallomit të madh.

Në Itali pjesëmarrës është edhe skitari Klos Vokshi. Vokshi të premten do ta ketë garën e dytë në sllallom të madh. Ai të hënën doli i 70-ti nga 100 garues në sllallom.

Festivali Olimpik Dimëror Evropian për të Rinj përfundon të shtunën.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika