Skuadra e dytë në operacionin e kërkim-shpëtimit nga Shqipëria mbërrin në Turqi

Grupi i dytë i efektivëve të Forcave të Armatosura, pjesë e skuadrës së kërkim – shpëtimit, tashmë ka arritur në Turqi

Skuadra e dytë e Shqipërisë në operacionin e kërkim-shpëtimit në zonat e prekura nga tërmeti, tashmë ka arritur në Turqi.

Kështu ka njoftuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Sapo mbërriti në Stamboll edhe grupi i dytë i efektivëve të Forcave të Armatosura, pjesë e skuadrës së kërkim – shpëtimit”, shkroi Rama.

Kryeministri Rama, ka publikuar të martën e 7 shkurtit disa fotografi në të cilat shihen skuadra shqiptare e kërkim-shpëtimit në Turqi.

Ai ka bërë të ditur se skuadra shqiptare janë të vendosur në rrënojat e tragjedisë në Malatya.

“Skuadra shqiptare e kërkim-shpëtimit në rrënojat e tragjedisë në Malatya”, ka shkruar Rama.

Ndryshe, Rama të hënën e gjashtë shkurtit ka shprehur ngushëllime për familjarët që kanë humbur më të dashurit e tyre në tërmetin që ka tronditur Turqinë.

Kryeministri shqiptar ka shtuar se këta trupa janë dërguar në një mision solidariteti “vëllazëror” përkrah të gjitha skuadrave të tjera aleate, sipas tij “për të bashkuar forcat në përballimin e plagëve të hapura të tërmetit tragjik”.

Rama publikon pamje të skuadrës shqiptare të kërkim-shpëtimit në Malatya

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika