Sot nis mbledhja e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarit të Zveçanit

Këtë të premte në Zveçan do të nisë procesi i mbledhjes së nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarit të komunës, Ilir Peci

Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci

Përfaqësuesi i qytetarëve për peticionin në Zveçan, Darko Vuksanoviq, u ka bërë thirrje qytetarëve të kësaj komune të dalin për të votuar në mbështetje të peticionit për shkarkimin e kryetarit Ilir Peci.

Në një intervistë për Kosova Online, Vuksanoviq ka informuar qytetarët e kësaj komune se procesi i mbledhjes së nënshkrimeve do të fillojë këtë të premte, në orën 09:00 të mëngjesit.

Ai ka theksuar se, me gjithë pengesat dhe sfidat që kanë hasur gjatë këtij procesi, ata kanë arritur të marrin dokumentacionin e nevojshëm për të vazhduar me peticionin.

Deri më tani mbledhja e nënshkrimeve për shkarkim të kryetarëve ka nisur në Mitrovicë të Veriut dhe në Leposaviq.

Ndonëse jo me të njëjtin ritëm si të mërkurën, edhe të enjten pati të interesuar për nënshkrimin e peticionit për shkarkimin e kryetarit të komunës së Mitrovicës së Veriut.

Anëtarët e grupit iniciues, supozojnë se numri i nënshkrimeve të grumbulluara në këto dy ditë ka shkuar në mbi 3 mijë, e që do të tejkalojnë 20%-shin e kërkuar për të kaluar në fazën e dytë.

Ndërkohë që pritet që nënshkrimet të mblidhen edhe për shkarkim të kryetarit të Zubin-Potokut, Izmir Zeqiri.

Sipas udhëzimit administrativ të hartuar nga Ministria e Pushtetit lokal, në këso raste duhet të mblidhen të paktën 20% të nënshkruesve të votuesve të komunës përkatëse.

Në rast të suksesit të peticionit, i hapet rruga votimit për shkarkimin e kryetarëve të bashkive, që kërkon 50% + 1 votë të qytetarëve.

Afati i mbledhjes së nënshkrimeve për shkarkim të kryetarëve në Leposaviq, Mitrovicë të Veriut e Zubin-Potok përfundon më 22 janar, ndërsa në Zveçan më 27 janar.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika