Berisha reagon pas plagosjes së deputetit të PD-së me plumb gome: U qëllua me urdhër politik
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër pasi deputeti i kësaj partie në Shkodër, Kliti Hoti, u qëllua me plumb gome në bulevard nga policia gjatë protestës.
Berisha e cilëson ngjarjen si një akt me prapavijë politike ndërsa përmes një statusi në rrjetet sociale, Berisha pretendon se Hoti është qëlluar me urdhër politik të kryeministrit.
“Deputeti i Partisë Demokratike, Kliti Hoti, qëllohet me urdhër politik të Edi Ramës! Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe këtë sulm kriminal me qëllim vrasjen e deputetit të Shkodrës, Dr. Kliti Hoti, dhe garanton padrinon Edi Rama se do të marrë përgjigjen e merituar! Demokratë e demokrate, të gjithë në këmbë! O sot, o kurrë!”, shkruan Berisha.















