Siç raporton Ora News, gjatë marshimit drejt Kuvendit, disa të rinj u kanë vënë flakën koshave të mbeturinave jashtë godinës së Kuvendit.

Protesta po zhvillohet në kohën kur deputetët janë duke diskutuar buxhetin e vitit 2027.

Pjesëmarrësit po shprehin pakënaqësitë ndaj qeverisjes së Edi Ramës përmes parullave dhe thirrjeve kundër mazhorancës.