Jakup Krasniqi qëndron 7 orë pranë familjes, EULEX-i s’lejon anëtarët tjerë ta takojnë
Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi të mërkurën është sjellë nga Haga në vizitë në Kosovë. Arsyeja e kthimit ishte për një vizitë humanitare, shkaku i gjendjes shëndetësore të bashkëshortes. Ai qëndroi për disa orë në shtëpinë e tij në Prishtinë, por jo të gjithë anëtarët e familjes u lejuan ta takojnë.
Emocionet e gëzimi qenë të dukshme kur në derë të shtëpis iu paraqit kryefamiljari që për gjashtë vite s’shkeli këtu.
Të mërkurën, Jakup Krasniqi nën përcjellje të ekipeve të EULEX-it e Policisë së Kosovës u sollë nga Haga në vizitë tek familja.
Siç mëson televizioni, shëndeti i bashkëshortës së Krasniqit ishte arsyeja që Specialja ia miratoi kërkesën.
Kur ish-kryekuvendari hyri brenda, zyrtarë të EULEX që po e shoqëronin e të tjerët po vazhdonin ta mbanin rrugën e bllokuar.
Për pak, sa u morën vesh me zyrtarët policor, veturat e tyre u larguan.
Kujdestar deri në orën 17:00 aq sa Krasniqi do të qëndroj në shtëpi, do jenë veç Policia e Kosovës.
E për ta takuar s’u lejuan të gjithë.
Nën emocione, vëllai Daut Krasniqi tregoi se çka iu tha kur tentoi të hynte brenda shtëpis.
“Nuk më lanë me pa thanë prishet rendi, unë s’jam për me prish...”, ka theksuar Daut Krasniqi, vëllai i Jakup Krasniqit.
Krasniqi i ka humbur shpresat edhe për vendimin që mund të marr Gjykata e Apelit.
“Po cka jem tu ba na qitash hajt cka me sa bonem me qit vendimin qitash qaq...”, ka shtuar ai.
Kjo është vizita e dytë e Jakup Krasniqi pas dërgimit në Hagë, të parën e pati në Negrovc në 2024 kur humbi vëllain.
Ai së voni nga shkalla e parë e Gykatës Speciale u dënua me 25 vjet burgim, në grupin bashkë me ish-krerët e tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçin, Rexhep Selimin e Kadri Veselin.
Përgatiti: Arianitë Zhegrova















