Lamine Yamal i kaloi katalunasit në epërsi që në minutën e dytë, pas asistimit të Pedrit.

Pierre-Emerick Aubameyang barazoi rezultatin në minutën e nëntë, ndërsa Dani Olmo, në minutën e 20-të, pas asistimit të Anthony Gordonit, riktheu epërsinë për Barcelonën.

Në pjesën e dytë, gjithçka ishte në shenjë të Raphinhas.

Braziliani shënoi në minutën e 50-të për 3-1, pas asistimit të Yamalit, ndërsa në minutën e 83-të realizoi golin e dytë personal.

Het-trikun, Raphinha e kompletoi në minutën e parë të kohës shtesë, sërish pas asistimit të Lamine Yamalit.

Pas këtij triumfi Barcelona është shkëputur në 5 pikë ndaj ndjekësit të parë,Atletiko Madridit.