Megjithatë, ylli i Athletic Bilbaos ka bërë të ditur se mbetet i përqendruar te skuadra e tij, pas paraqitjes mbresëlënëse në fitoren ndaj Malagas, ku u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes.

Sipas Le Parisien, kampionët francezë e shohin 24-vjeçarin si një zëvendësues të mundshëm për të lënduarit Desire Doue dhe Khvicha Kvaratskhelia. Williams ka kontratë me klubin bask deri në vitin 2035, ndërsa klauzola e tij e lirimit kap vlerën e rreth 90 milionë eurove.

Në një prononcim pas ndeshjes, spanjolli minimizoi spekulimet për të ardhmen e tij, duke theksuar se dëshiron të përmirësohet, të fitojë besim dhe ta ndihmojë skuadrën të arrijë fitore.

Ndërkohë, trajneri i Athletic Bilbaos, Edin Terzic, vlerësoi talentin e Williamsit dhe aftësinë e tij për të ndryshuar rrjedhën e një ndeshjeje brenda pak sekondash. Me afrimin e afatit kalimtar të janarit, interesimi i PSG-së pritet të mbetet në vëmendje, ndërsa Bilbao po përgatitet për përballjen ndaj Numancias në Kupën e Mbretit.