Haxhimusa tha se qytetarët tashmë janë të vetëdijshëm për vështirësitë e mundshme gjatë dimrit, ndërsa sipas tij, ministrja duhet të prezantojë zgjidhjet dhe mënyrën se si Qeveria planifikon ta menaxhojë situatën.

Ai theksoi se nga ministrja pret të dëgjojë se cilat opsione janë shqyrtuar, çfarë vendimesh janë marrë dhe çfarë masash do të ndërmerren për përballimin e situatës.

“Ministrja është për me na tregu neve se si do ta menaxhojnë këtë dimër të vështirë dhe cilat opsione i kanë pasur ata dhe çka janë vendimet që janë marrë. Më shumë shoh zgjidhje të cilat i prezanton dhe na tregon se si e kanë menaxhu ose si do të menaxhohet në të ardhmen kjo situatë. Ndërsa për dimër të vështirë ne të gjithë jemi të vetëdijshëm dhe nuk na duhet një informatë e tillë”, u shpreh Haxhimusa.

Ai gjithashtu tha se krerët e shtetit duhet të reagojnë lidhur me situatën energjetike dhe barrën që, sipas tij, po u bie qytetarëve.

Haxhimusa vlerësoi se e njëjta situatë po përsëritet çdo dimër, ndërsa kërkoi që institucionet të marrin përgjegjësi për menaxhimin e saj.