Në turneun që po zhvillohet Kranevo të Bullgarisë, vajzat “dardane” fituan ndaj Belgjikës me rezultat 32:21. Me këtë fitore Kosova siguroi kualifikimin në gjysmëfinale.

Ndaj Belgjikës më efikasja ishte Vanesa Kastrati me 12 gola. Nesër është në program ndeshja e dytë e grupit në të cilen Kosova përballet me Rusinë.