Jakup Krasniqi do të qëndrojë në Kosovë deri në orën 17:00
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe njëri nga ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka mbërritur në Kosovë, ku do të qëndrojë deri në orën 17:00.
Krasniqi aktualisht ndodhet në shtëpinë e tij në lagjen Velania të Prishtinës, ndërsa ardhja e tij në Kosovë është bërë për çështje familjare.
Pranë shtëpisë së tij janë parë pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe ekipe të EULEX-it teksa këto të fundit tashmë janë larguar nga aty.
Zhvillimet nga afër po përcillen edhe nga gazetarja e televizionit Dukagjini, Arianitë Zhegrova.
Teksa kujtojmë se kjo është hera e dytë që Krasniqi vjen në Kosovë që nga transferimi i tij në Hagë, ku po mbahet procesi gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Herën e parë, ai kishte qëndruar në Kosovë pas vdekjes së vëllait të tij.















