Hendbollistet kosovare nuk arritën të siguronin finalen, pasi të shtunën u mposhtën në gjysmëfinale nga Bjellorusia me rezultat 33:16.

Përzgjedhësi Nenad Shoshtariq u dha hapësirë të gjitha lojtareve, të cilat në periudha të caktuara të ndeshjes arritën të rivalizonin me hendbollistet me përvojë të Bjellorusisë.

Pavarësisht humbjes, kjo përballje përbën një përvojë të vlefshme ndërkombëtare për hendbollistet e reja të Kosovës.

Fitimi i përvojës në gara të nivelit të lartë është edhe objektivi kryesor i pjesëmarrjes së Kosovës në këtë turne.

Ndeshjen për vendin e tretë, Kosova do ta zhvillojë të dielën mbrëma.

Në mars të vitit të ardhshëm, Kosovën e presin ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian 2028, ndërsa në prill do të garojë në fazën e fundit kualifikuese për Kampionatin Botëror.