Seferi, përmes një mesazhi të publikuar me këtë rast, ka kujtuar tre figura të rëndësishme të historisë kombëtare shqiptare, duke shkruar:

“Urime 28 Nëntori i Skënderbeut në Krujë, Ismail Qemalit në Vlorë dhe Adem Jasharit në Prekaz.”

Me këtë urim, futbollisti nga Kumanova ka bashkuar në një mesazh tri periudha dhe figura të rëndësishme të historisë shqiptare: Gjergj Kastriotin – Skënderbeun, themeluesin e qëndresës shqiptare; Ismail Qemalin, simbolin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë, si dhe komandantin legjendar Adem Jashari, simbolin e luftës për liri të Kosovës.

Taulant Seferi është një nga futbollistët që ka kontribuar në rrugëtimin historik të Shqipërisë drejt Kampionatit Evropian EURO 2024 në Gjermani, ku kuqezinjtë u rikthyen në skenën më të madhe të futbollit evropian.