Kurti udhëton drejt Tiranës, merr pjesë në Samitin e Planit të Rritjes
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Tiranës, ku do të marrë pjesë në Samitin e Liderëve, në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
Samiti do të mbahet në Pallatin e Brigadave, ku pritet të mblidhen liderët e vendeve të rajonit për të diskutuar për zbatimin e Planit të Rritjes, përshpejtimin e reformave dhe prioritetet strategjike të Ballkanit Perëndimor.
Një ndër temat kryesore të takimit do të jetë integrimi ekonomik i vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian.
Sipas agjendës, samiti do të nisë në orën 10:00, me mbërritjen e liderëve, ndërsa në orën 12:30 është paraparë konferenca e përbashkët për media e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe komisioneres evropiane për Zgjerim, Marta Kos.















