Mourinho la fjalët anash, tri fotografi mjaftuan për ta zgjuar Real Madridin
José Mourinho përdori një metodë të veçantë për të motivuar futbollistët e Real Madridit gjatë pushimit të ndeshjes ndaj PSV Eindhovenit në Ligën e Kampionëve.
Portugezi, në vend të një fjalimi të gjatë në dhomat e zhveshjes, përgatiti tri fotografi që tregonin gabimet e skuadrës në pjesën e parë, njëra në aspektin defensiv dhe dy të tjerat në fazën ofensive.
Mourinho besonte se pamjet do t'ua bënin më të lehtë lojtarëve të kuptonin gabimet e tyre.
Ndërhyrja e tij rezultoi e suksesshme. Real Madridi, që ishte në disavantazh 0-1, e përmbysi rezultatin dhe fitoi 5-1.
Një tjetër dëshmi e veçantë se Mourinho di të motivojë skuadrat e tij.















