Robert Pattinson drejt rolit të James Bond, Hollywoodi përgatitet për një epokë të re të agjentit 007
Ylli i “Twilight” dhe “The Batman” pritet të jetë pasardhësi i Daniel Craig në sagën e famshme filmike. Filmi i ri do të drejtohet nga Denis Villeneuve.
Robert Pattinson është emri që po lidhet me rolin e ri të James Bondit, agjentit sekret më të famshëm në historinë e kinemasë.
Aktori britanik, i njohur për interpretimet në filmat “Twilight”, “The Batman” dhe “Harry Potter”, është përfolur si pasardhësi i Daniel Craig, i cili e interpretoi agjentin 007 në pesë filma.
Projekti i ri i sagës James Bond pritet të sjellë një qasje të re ndaj personazhit legjendar, ndërsa regjinë pritet ta marrë Denis Villeneuve, i njohur për filmat “Dune” dhe “Blade Runner 2049”.
Zgjedhja e aktorit ka ngjallur interes të madh te adhuruesit e kësaj sage, të cilët presin të shohin se si do të duket versioni i ri i agjentit 007.
Pattinson, i cili ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në Hollywood, mund të përballet kështu me një nga sfidat më të mëdha të karrierës së tij.ku















