Siç bën të ditur Presidenca, takimi është mbajtur me ftesë të presidentes, ndërsa në të është diskutuar për ecurinë e punës së këtij grupi dhe hapat e mëtejmë në hartimin e strategjisë për fazën e apelit.

Kryesuesi i Grupit Punues, Glauk Konjufca, së bashku me anëtarët e tjerë, e kanë informuar presidenten Shiroka Pula për punën e deritanishme dhe aktivitetet e ndërmarra në kuadër të këtij procesi, njofton Dukagjini.

AD PLACEHOLDER

Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit është diskutuar edhe për koordinimin ndërinstitucional, si dhe për mundësitë e mbështetjes juridike, institucionale dhe diplomatike në procesin e apelit.

Shiroka Pula ka shprehur mbështetjen e saj për punën e Grupit Punues, duke theksuar rëndësinë e bashkërendimit të veprimeve ndërmjet institucioneve të vendit.

Në fokus të diskutimeve ka qenë edhe dokumentimi, mbrojtja dhe afirmimi i së vërtetës historike të luftës çlirimtare të Kosovës dhe rolit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, siç është theksuar në njoftimin e Presidencës.