Shtyhet seanca për rezervat shtetërore, në gjykatë paraqitet vetëm Hafiz Gara
Seanca gjyqësore në rastin e njohur si rezervat shtetërore, e paraparë të mbahet sot, nuk është mbajtur për shkak të mungesës së të akuzuarve.
Në seancë është paraqitur vetëm Hafiz Gara, ndërsa kanë munguar ish-ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, Irfan Lipovica dhe Ridvan Muharremi.
Lidhur me mungesën e Hajdarit, gjyqtari ka bërë të ditur se ftesa për seancë i ishte dorëzuar në adresën e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ku ajo nuk punon më. Ndërkaq, Hajdarit i është dorëzuar ftesa edhe në Kuvendin e Kosovës, ku aktualisht ushtron funksionin e deputetes.
Ndërkaq, Irfan Lipovica ka munguar pasi ndodhet nën hetim zyrtar, ndërsa Ridvan Muharremi për shkak të gjendjes shëndetësore.
Për shkak të mungesës së tyre, seanca e sotme nuk është mbajtur.















