Turqia në këmbë në mbrojtje të tifozëve të Besiktasit, reagon edhe presidenti Erdogan
Ngjarjet e rënda në Batumi të Gjeorgjisë ku tifozët e Besiktasit u përballën me ndërhyrjen e policisë gjatë ndeshjes kundër ekipit izraelit Hapoel Beer-Sheva, kanë shkaktuar reagime në nivelet më të larta të shtetit turk.
𝐏𝐫𝐞𝐬𝐢𝐝𝐞𝐧𝐭𝐢 𝐑𝐞𝐜𝐞𝐩 𝐓𝐚𝐲𝐲𝐢𝐩 𝐄𝐫𝐝𝐨𝐠̆𝐚𝐧 ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Besiktasit, Serdal Adalı, duke shprehur solidaritetin dhe duke bërë të ditur se po e përcjell nga afër situatën.
𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢 𝐢 𝐉𝐚𝐬𝐡𝐭𝐞̈𝐦, 𝐇𝐚𝐤𝐚𝐧 𝐅𝐢𝐝𝐚𝐧, ka kontaktuar homologen e tij gjeorgjiane, Maka Botchorishvili, për të diskutuar gjendjen e qytetarëve turq në Batumi dhe për të kërkuar mbrojtjen e sigurisë dhe të drejtave të tyre.
𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢 𝐢 𝐁𝐫𝐞𝐧𝐝𝐬𝐡𝐞̈𝐦, 𝐌𝐮𝐬𝐭𝐚𝐟𝐚 𝐂̧𝐢𝐟𝐭𝐜̧𝐢, ka biseduar me homologun gjeorgjian, Sulkhan Tamazasvili duke shprehur shqetësimin për përdorimin e forcës joproporcionale ndaj tifozëve turq dhe duke kërkuar që ata të kthehen shëndoshë e mirë në Turqi.
𝐅𝐞𝐝𝐞𝐫𝐚𝐭𝐚 𝐓𝐮𝐫𝐤𝐞 𝐞 𝐅𝐮𝐭𝐛𝐨𝐥𝐥𝐢𝐭 ka dënuar ashpër ndërhyrjen, duke kërkuar zbardhjen e plotë të ngjarjeve dhe ndëshkimin e përgjegjësve.
𝐅𝐞𝐧𝐞𝐫𝐛𝐚𝐡𝐜̧𝐞, 𝐆𝐚𝐥𝐚𝐭𝐚𝐬𝐚𝐫𝐚𝐲 dhe 𝐓𝐫𝐚𝐛𝐳𝐨𝐧𝐬𝐩𝐨𝐫 kanë dalë publikisht në mbështetje të Beşiktaşit, duke dënuar trajtimin e tifozëve turq dhe duke kritikuar vendimet e UEFA-s. Gjithçka nisi në tribunat e stadiumit në Batumi, ku tifozët e Beşiktaşit shpalosën flamuj palestinezë.
Ndërhyrja e forcave të sigurisë, përdorimi i sprejit irritues dhe përplasjet në tribuna bënë që ndeshja të ndërpritet në minutën e 26-të.
Ndeshja u rifillua pas rreth 30 minutash ndërprerje dhe Besiktas e fitoi me rezultat 2-1. Një incident që tashmë ka dalë përtej kufijve të futbollit dhe ka marrë përmasa diplomatike mes Ankarasë dhe Tbilisit.















