Arifi rikujton kohën kur, sipas tij, politikanët në opozitë kritikonin ashpër edhe shpenzimet për një telefon, ndërsa sot, siç shprehet ai, nuk lënë gjë pa bërë.

Ai ironizon ndryshimin e stilit të jetesës së përfaqësuesve politikë, duke përmendur kostumet e shtrenjta, kravatat firmato dhe veturat luksoze, ndërsa thekson se klasa punëtore është lënë në harresë.

Në reagimin e tij, Arifi përdor edhe ironi lidhur me Velipojën, Durrësin dhe Çamërinë, duke vënë në pikëpyetje diskursin e mëparshëm politik dhe duke e krahasuar atë me interesat e reja për rivierën dhe kuzhinën greke.

“Mashtrues dhe tinëzakë deri në qiell”, përfundon Arifi reagimin e tij, duke e shoqëruar kritikën me tone të ashpra ndaj politikanëve.