Vrasja e Arlinda Zekajt, Komisioni pranon kërkesë nga një viktimë e dhunës në familje, kërkohet përfshirja e Policisë
Një viktimë e dhunës në familje ka kontaktuar anëtarët e Komisionit Hetimor Parlamentar për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt, duke kërkuar që rasti i saj të trajtohet me urgjencë nga Policia e Kosovës dhe të raportohet drejtpërdrejt në Komision.
Anëtarja e Komisionit nga PDK-ja, Besa Kabashi-Ramaj, ka propozuar që kërkesa e viktimës t’u përcillet Policisë dhe Prokurorisë për trajtim të mëtejmë.
“Është një rast i dhunës që ka dërguar kërkesë tek ne, për ta trajtuar me emergjencë. Propozojmë që me dërgua rastin te Prokuroria e Policia”, ka deklaruar Kabashi-Ramaj.
AD PLACEHOLDER















