Studentja e arkitekturës së enterierit që realizon piktura silver

Konsiderohet si një ndër artet më të bukura dhe gjuhëve më të kuptueshme për këtë sferë. Ermonda Sejdiu është studente e arkitekturës së interierit dhe pëlqen të realizoj piktura me pjesën gold dhe silver. Ajo rrëfehet për Portalin Dukagjini dhe tregon më shumë rreth kësaj eksperience

Pikturë e realizuar nga Ermonda Sejdiu

Mjedisi që na rrethon ka një influencë të madhe në mënyrën se si ne aktualisht ndjehemi dhe posaçërisht në formimin e ndjesive të caktuara.

Të qenët i përmbushur dhe të gatshëm për t’u përballur me dinamikat e ditës kërkon një ambient që të motivon dhe njëkohësisht, një të tillë në të cilin energjia e mirë nuk ka nevojë të sforcohet.

Gjatë viteve të fundit, pikturat janë bërë copëza tejet të nevojshme në çdo ambient, qoftë në atë të punës ose në atë ku shpenzojmë momentet kur jemi të lirë.

“Piktura është më e bukura nga të gjitha artet, të gjitha ndjesitë janë të kombinuara në të, në shikimin e saj të gjithë mund të krijojnë një roman sipas dëshirës së imagjinatës së tyre, me ndihmën e vetëm një shikimi, mbush shpirtin me kujtimet më të thella, jo përpjekjet nga kujtesa – gjithçka kapet në një çast”, thotë artisti francez Paul Gauguin për pikturën.

Ndërsa, një ndër zhanret e pikturave që po vlerësohen më shumë gjatë kohëve të fundit janë pikturat që kanë pjesën gold dhe silver, dhe realizimi i këtyre pikturave kërkon shumë kujdes dhe punë gjatë procesit të krijimit të tyre.

Ermonda Sejdiu, studentja e arkitekturës së enterierit në një intervistë për Portalin Dukagjini, ka treguar më shumë informacione rreth formës se si ia del të realizojë këtë zhanër të pikturës.

Pikturë e realizuar nga Ermonda Sejdiu

Sejdiu ka thënë se pikturat që ajo i realizon janë shumë të kërkuara nga publiku dhe njëkohësisht më të pëlqyerat.

“Me këto piktura kam filluar të merrem që nga marsi i vitit të kaluar. Fillimet kanë qenë të vështira”, ka thënë Ermonda Sejdiu.

Ajo është shprehur se shkaku i vështirësive ishte mungesa e materialit që ndikoi nga lufta në Ukrainë.

Studentja e arkitekturës së enterierit, Ermonda Sejdiu

“Cilësia e pikturave qëndron tek pjesa gold dhe silver, e cila jep një pamje të veçant krahasuar me pikturat tjera, si dhe cilësia e letrës është prej më të mirave”, ka treguar Sejdiu.

Sejdiu ka shtuar se veçantia e këtij zhanri të pikturave është përshtatja e tyre në çdo ambient, qoftë në shtëpi, zyre apo lokale të ndryshme, teksa theksoi se elementet kryesore për realizimin e këtyre pikturave janë: korniza, letra dhe folija.

Pikturë e realizuar nga Ermonda Sejdiu

“Për mua ka qenë paksa e vështirë gjetja e materialeve, sidomos tek pjesa e kornizave”, ka rrëfyer Sejdiu për vështirësitë që ka hasur për gjetjen e materialeve për t’i realizuar pikturat, gjersa potencoi se letra dhe folija nuk kanë qenë të vështira për t’u gjetur.

Ndërsa për mesazhin që përcjellin këto piktura, Sejdiu ka shtuar se janë të lehta për syrin dhe përcjellin relaksim dhe njëkohësisht tregoi se reagimi i publikut ka qenë mbi pritshmëritë e saj dhe konsideron që ka pasur mbështetje.

Ermonda Sejdiu ka përfunduar duke theksuar se si studente e arkitekturës së enterierit mendon që çdo enterier ka nevojë për piktura. Po ashtu, ajo potencoi se ky stil do të jetë ai që do të përdorë më së shumti në dizajnet e enterierit që do t’i krijoj në të ardhmen.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika