Sulm në autokolonën e burgut, dy oficerë francezë vriten në një pritë pranë Normandisë

Gjatë kësaj të marte, sipas raportimit të medieve franceze, janë vrarë dy oficerë burgu francez në një pritë në një furgon burgu pranë Rouen në Normandi

Pamje nga vendi i ngjarjes. Foto: Mohamad Salaheldin Abdelg Alsayed/Anadolu via Getty Images

Dy oficerë burgu francezë janë vrarë sot në një pritë në një furgon burgu pranë Rouen në Normandi.

Raportimet në mediet franceze sugjerojnë se një i burgosur që po transportohej në furgon është arratisur së bashku me sulmuesit.

Ministri i Drejtësisë i Francës, Eric Dupond-Moretti, ka thënë se tre oficerët e tjerë janë plagosur rëndë. Ai ka thënë se po mblidhte njësinë e krizës në Ministrinë e Drejtësisë, raporton BBC, përcjell Dukagjini.

Prita është zhvilluar rreth orës 11:00 pranë një kabine pagese, e cila tani është e mbyllur në të dy drejtimet.

Ajo u krye nga disa individë, të cilët iu afruan autokolonës së burgut me dy automjete, sipas AFP-së.

Raporte të pakonfirmuara në mediet franceze thonë se i arrestuari dhe sulmuesit u arratisën me një makinë, që më vonë u gjet e djegur aty pranë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika