Sulmi me armë në SHBA, Osmani: Qëndrojmë me aleatët tanë në këtë kohë tragjike
Të paktën 18 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pasi një person i armatosur kishte nisur të shtëna me armë zjarri në shtetin verilindor të Maine në Shtetet e Bashkuara. Masakra në Lewiston, Maine, filloi rreth orës 19:00 të së mërkurës kur policia mori thirrje për një sulmues në një sallë të […]
Të paktën 18 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pasi një person i armatosur kishte nisur të shtëna me armë zjarri në shtetin verilindor të Maine në Shtetet e Bashkuara.
Masakra në Lewiston, Maine, filloi rreth orës 19:00 të së mërkurës kur policia mori thirrje për një sulmues në një sallë të lojës “bowling”, ku po zhvillohej një ngjarje për fëmijë.
Lidhur me rastin tragjik ka reaguar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
“Mendimet tona janë me familjet e viktimave të të shtënave masive të tmerrshme në Lewiston, Maine”, ka shkruar Osmani në platformën X.
“Zemrat tona janë për banorët e Lewiston dhe ne qëndrojmë me aleatët tanë amerikanë në këtë kohë tragjike”, ka theksuar tutje ajo.
Policia është duke e kërkuar të dyshuarin dhe i ka urdhëruar banorët të strehohen.
I dyshuari është identifikuar nga policia si Robert Card, i cili ishte trajnuar si instruktor i armëve të zjarrit në qendrën stërvitore të Rezervës Ushtarake të SHBA-së në Maine.
Sipas një dokumenti të rishikuar nga Associated Press, i cili i ishte dërguar oficerëve të sundimit të ligjit, Cardi ishte shtrirë në një qendër të shëndetit mendor për dy javë në verën e vitit 2023.
Dokumenti nuk ka ofruar të dhëna specifike për tretmanin apo gjendjen e tij.
Në dokument, po ashtu, thuhej se Card kishte raportuar se po dëgjonte zëra dhe se kishte kërcënuar se do të shtinte me armë zjarri në bazën stërvitore ushtarake në Sako, Maine.















