Sveçla i përgëzon zyrtaret policore për “përfaqësim dinjitoz” në Konferencën Ndërkombëtare të Grave në Polici në Zelandën e Re

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka përgëzuar Policinë e Kosovës për përfaqësim të 13 zyrtareve policore në Konferencën Ndërkombëtare të Grave në Polici në Zelandën e Re

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka përgëzuar Policinë e Kosovës për përfaqësim të 13 zyrtareve policore në Konferencën Ndërkombëtare të Grave në Polici në Zelandën e Re.

“Përgëzoj Policinë e Kosovës për përfaqësim dinjitoz të 13 zyrtareve policore në Konferencën Ndërkombëtare të Grave në Polici në Zelandën e re, si pjesëmarrëse të barabarta në mesin e 75 shteteve pjesëmarrëse, me mbështetje të INL Ambasadës Amerikane në Kosovë”, ka thënë Sveçla.

Sveçla ka thënë se do të vazhdojnë “me përkushtim të avancojmë” pozitën e gruas në Policinë e Kosovës.

Në qytetin Auckland të Zelandës së Re kanë qëndruar pesëmbëdhjetë pjesëtare të Policisë së Kosovës, ku kanë  marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Grave në Polici “IWPC2023”.

Gjatë qëndrimit në Zelandë të Re, pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë parakaluar edhe në Paradën e Kombeve.

Lexo dhe: Policia e Kosovës parakalon në Paradën e Kombeve në Zelandë të Re

Ambasada e Kosovës në Zelandë të Re ka shpërndarë disa fotografi nga ky moment, derisa ka shkruar “Parada e Kombeve mëngjesin e sotëm na bëri krenarë për përparimin e Policisë së Kosovës”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika