Ministri i Punëve të Jashtme, Xhelal Sveçla, e ka shpallur si “person të padëshirueshëm” gazetaren ruse, Daria Aslamova, duke ia ndaluar hyrjen në Republikën e Kosovës për 5 vjet.

Asaj i është ndaluar hyrja në Kosovë të shtunën, për shkak se ajo ka qenë në spiunazh për inteligjencën ushtarake ruse.

“Kushdo që me qëllime apo direktiva të caktuara cënon apo tenton të destabilizojë vendin tonë, do të përballet pa diskutim me forcën e ligjeve të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Sveçla.

Përgjatë të shtunës, Sveçla kishte njoftuar për arrestimin e saj, duke thënë se ajo ka marrë pjesë edhe në luftimet në Ukrainë, duke propaganduar mbi pushtimin rus.

“Sot ( e shtunë), në pikëkalimin kufitar në veri të vendit është ndaluar Daria Aslamova. Shumë shtete e kanë vërtetuar se ajo ka qenë e angazhuar në spiunazh për inteligjencën ushtarake ruse dhe se ka vepruar në petkun e gazetares. E njëjta ka marrë pjesë edhe në luftimet në Ukrainë duke propaganduar mbi pushtimin rus ndaj Ukrainës”, kishte shkruar Sveçla.

Sveçla: I është ndaluar hyrja në Kosovë spiunes ruse

Arrestimi i gazetares ruse ka tërhequr vëmendjen e mediumeve ndërkombëtare sikurse, Reuters.

Arrestimi i gazetares ruse në Kosovë merr vëmendjen e Reuters: Rusia, aleati kryesor i Serbisë