Sveçla: I është ndaluar hyrja në Kosovë spiunes ruse

Ministri Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se nuk i është lejuar hyrja në Kosovë një qytetarje ruse, përshkak të veprimtarive të saja si spiune për inteligjencën ushtarake ruse

Foto të postuara në Facebook nga ministri Xhelal Sveçla. ku shihet Daria Aslamova me liderë botërorë dhe ushtarakë

Ministri i Punëve të Brendshme të Kovës Xhelal Sveçla nëpërmjet një postimi në Facebook ka bërë të ditur se rusja Daria Aslamova i është ndaluar hyrja në Kosovë të shtunën, për shkak se ajo ka qenë në spiunazh për inteligjencën ushtarake turke.

Sipas Sveçlës ajo ka marrë pjesë edhe në luftimet në Ukrainë duke propaganduar mbi pushtimin rus.

“Sot ( e shtunë), në pikë kalimin kufitar në veri të vendit është ndaluar Daria Aslamova. Shumë shtete e kanë vërtetuar se ajo ka qenë e angazhuar në spiunazh për inteligjencën ushtarake ruse dhe se ka vepruar në petkun e gazetares. E njëjta ka marrë pjesë edhe në luftimet në Ukrainë duke propaganduar mbi pushtimin rus ndaj Ukrainës”, ka shkruar Sveçla.

Sveçla ka thënë se autoritet e Kosovës kanë qenë në dijeni për veprimtarinë e saj, ku e ka të ndaluar hyrjen në disa shtete për shkak të veprimtarisë së saj.

Ai gjithashtu ka postuar disa foto, ku shihet Daria Aslamova me disa liderë dhe ushtarakë, ajo shihet me presidentin e Sirisë Bashar al-Asad, me ministrinë e punëve te jashtëm Sergey Lavrov dhe disa të tjerë.

Foto të postuara nga ministri Xhelal Sveçla. ku shihet Daria Aslamova me liderë botërorë dhe ushtarakë

“Autoritetet e Republikës së Kosovës kanë qenë në dijeni për veprimtarinë e saj por edhe se në disa shtete ajo e ka të ndaluar të hyjë përshkak të veprimtarisë së saj. Me këtë rast, ajo është ndaluar dhe po vazhdon angazhimi i akterëve përkatës deri në zbardhje të qëllimeve të saj”, ka shtuar ai.

Ai ka bërë të ditur se kjo vizitë nga Daria Aslamova është duke u bërë në një kohë kur ka tensione në Veri të Kosovës, dhe dëshmon qartë lidhjet e propagandës ruse të cilës i është bashkuar tashmë edhe Serbia.

“Theksojmë faktin se ajo tenton të hyjë në Republikën e Kosovës një javë pas tensioneve të shkaktuara nga strukturat kriminale në veri të vendit dhe në të njëjtën ditë kur të njëjtat struktura që orkestrohen nga Vuçiqi kanë shtënë rreth 10 herë drejt zyrtarëve tanë policor. Tentimi i saj për të hyrë në vendin tonë përveç që përkon me zhvillimet në veri të vendit, i dëshmon qartë lidhjet dhe propagandën ruse të cilës i është bashkuar tashmë Serbia dhe që kanë për qëllim destabilizimin e vendit tonë”, ka përfunduar Sveçla.

Ndërsa, Daria Aslamova të premten e 7-korrikut nëpërmjet një postimi në faqen saj në Facebook, ka publikuar një foto me një peshkop serb, ku ka thënë se tani ndihet e bekuar, dhe më këtë bekim nuk është e frikësuar të shkojë në luftë.

“Qetësohesh në shpirt kur bekohesh nga peshkopi i Beogradit, Stefan Remesian, Vikar i Dioqezës së Beogradit. Njeri i egër, luftëtar i Krishtit. Pas këtij bekimi që mora, nuk frikësohem të shkoj në betejë”, ka shkruar Daria Aslamova.

Peshkopi Stefan Remesian (në të majtë), dhe Daria Aslamova ( në të djathtë)

 

Postimi i ministri Xhelal Sveçlës në Facebook

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika