Sveçla kërkon që përgjegjësit për plagosjen e policit në Zllakuqan të sillen para drejtësisë

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka kërkuar nga organet e drejtësisë zbardhjen e rastit dhe ndëshkimin e përgjegjësve për plagosjen e policit në Kishën e Zllakuqanit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, pasditen e së enjtes, ka kërkuar që sa më shpejt të sillen para drejtësisë përgjegjësit për plagosjen e policit në Kishën e Zllakuqanit.

Në një postim në Facebook, ministri Sveçla ka theksuar se zyrtari policor, Januz Veselaj, ishte plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit me personat e dyshuar.

“Gjatë reagimit në një tentim vjedhje në Kishën e Zllakuqanit në mëngjesin e sotëm, gjatë shkëmbimit të zjarrit me personat e dyshimtë është plagosur pjesëtari i Policisë së Kosovës Januz Veselaj. Përgëzoj zyrtarët policor për përgjigjen e shpejtë në rast pas marrjes së informatës dhe zyrtarin Januz Veselaj për reagimin profesional përkundër rrezikimit të jetës së tij”, ka shkruar Sveçla.

Po ashtu, Sveçla ka bërë të ditur se polici Veselaj pas tretmanit të nevojshëm në QKUK tashmë është liruar për në shtëpi.

“Nga Drejtori i Policisë jam njoftuar se zyrtari Veselaj pas tretmanit të nevojshëm në QKUK është liruar për në shtëpi. I uroj shërim dhe kthim të shpejtë në detyrë. Kërkoj nga njësitet përkatëse zbardhjen sa më të shpejtë të këtij rasti dhe sjelljen e kriminelëve para drejtësisë. Kushdo që në çfarëdo forme tenton të cënojë jetën apo pronën e qytetarëve tanë dhe shtetit tonë do të ballafaqohet me forcën e ligjit”, ka shkruar tutje ai në Fcaebook.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika