Tahiri në takim me SBAShK: Do të angazhohemi për miratimin e ligjit për paga

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se "është për tu brengosur që ligji i pagave nuk është përfshirë në buxhetin e vitit 2023" gjë për të cilën është pajtuar edhe kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj

AAK në takim me SBAShK FOTO: EO





Të martën, Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e ka vizituar Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK).

Në takim kanë marrë pjesë shefi i Grupit, Besnik Tahiri dhe deputetët Bekë Berisha dhe Albana Bytyqi, raporton EO.

Ai ka thënë se është brengosëse që ligji i pagave nuk është përfshirë në buxhetin e vitit 2023.

“Ligji i pagave e ka emrin ligji i pagave, nëse nuk është i buxhetuar, nëse ky ligj nuk e ka të përcaktuar koeficientin, ky nuk është ligj i pagave, ky është ligj i hierarkisë protokollare të detyrave, të njerëzve që janë në administratë të shëtit, kjo nuk na duhet”, ka deklaruar Tahiri.

Me këtë rast, Tahiri ka thënë se do të angazhohet që sa më shpejt të miratohet Ligji i Pagave dhe të merren parasysh kërkesat e sindikatave.

“Grupi ynë është duke bërë një raund diskutimesh me sindikata për ligjin e pagave. Kemi pasur edhe bashkëpunim në draftin e parë dhe ju e keni mbajtur pozicionin e mbrojtjes”.

Ndërkaq, kreu i SBAshK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë se është brengosëse të mos dihet ende vlera e koeficientit të pagës.

“Brengë e jona është dhe dyshojmë se është një mashtrim i radhës, kur nuk përcaktohet qartë vlera e koeficientit, ngase mund të kemi koeficiente në dukje tepër të mëdha, të lartë por kur vlera nuk dihet a po bëhet sipas tekes së ministrit Murati, mund të ketë një zhgënjim të ardhshëm”, ka thënë ai.

Më pas, AAK do të takohet edhe me Sindikatën e Pavarur të Administratës së Kosovës dhe Sindikatën e Policisë së Kosovës.

Ndryshe, Projektligji për Pagat në sektorin publik, të enjten e 15 shtatorit ka dalur në konsultim publik.

Projektligji për Pagat ka për qëllim kryesor përcaktimin dhe rregullimin e sistemit të pagave dhe shpërblimeve për të gjithë të punësuarit që përfitojnë pagë nga buxheti i Kosovës.

Nga kjo kategori e cila mbulohet me këtë projektligj përjashtohet vetëm Agjencia Kosovare e Inteligjencës, për arsye se ka natyrë tejet specifike të punës.

Projektligji, përmes sistemit të pagave që synon të krijojë, do të rregullojë edhe mënyrën dhe kushtet e pagesës për kategoritë të cilat i rregullon.

Ky projektligj përjashton mundësitë që mënyra dhe kushtet për pagë dhe shpërblime të rregullohen me akte tjera normative përveç kur parashihet dhe autorizohet shprehimisht me këtë projektligj.

Fillimisht, Ministria e Punëve të Brendshme ka themeluar një grup punues i cili ka analizuar të gjitha mangësitë dhe anomalitë e ligjit të shfuqizuar, aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, si dhe ka ofruar shembuj të praktikave të mira të cilat do të mund të shërbenin në hartim të këtij ligji.

Më pas, është themeluar grupi punues i projekt-ligjit për paga, i cili ka bërë punën substanciale në ligj.

Përgjatë hartimit të Projektligjit janë ftuar dhe konsultuar të gjitha institucionet e administratës publikë.

Ndryshe, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, teksa ka folur në lidhje me Projektligjin për Pagat dhe Projektligjin për zyrtarët publikë, ka thënë se të dy projektligjet janë bazë e reformës në administratën publike si një nga prioritet kyçe të Qeverisë, përmes së cilës synohet krijimi i sistemit të njëtrajtshëm i pagave.

Ai ka arsyetuar vonesën e procedimit të ligjit për paga në Kuvend duke thënë se është një ligj i sofistikuar dhe që bëhet për herë të parë në Kosovë, prandaj duhet të jetë i përgatitur në mënyrë të mirëfilltë.

Kurti: Ligji për paga duhet të përgatitet në mënyrë të sofistikuar, prandaj edhe mund të zgjasë





Shija e redaktorit

“Ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) me ç'rast ka vizituar ushtarët amerikanë të...

Konkursi për gradimin e policëve – “Të fortët” e Policisë...

Konkursi për gradim të policëve nga “Polic i lartë” në “Rreshter” u mbajt më 4 maj, dhe siç nënkuptohet edhe atë ditë do të...

Trepça triumfon në finalen e parë me rikthim ndaj Yllit

Finalja e parë e “Play-off”-it i ka takuar Trepçës. Mitrovicasit edhe pse ishin duke humbur me 13 pikë dallim, të përkrahur nga tifozët kanë...

Të fundit nga rubrika