Tahiri për videon e LVV-së: Në vend se t’i prezantojë rezultatet e punës, prodhon video me propagandë
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se subjekti politik në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, duhet të jetë në gjendje të mjerueshme politike, ngase ajo po i publikon videot “sulmuese” të saj. Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka thënë se LVV po prodhon video propaganduese, në vend se t’i tregojë rezultatet e […]
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se subjekti politik në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, duhet të jetë në gjendje të mjerueshme politike, ngase ajo po i publikon videot “sulmuese” të saj.
Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka thënë se LVV po prodhon video propaganduese, në vend se t’i tregojë rezultatet e punës.
“Duhet të jesh në një gjendje fort të mjerueshme politike, siç janë sot Lëvizja Vetëvendosje dhe Kryeministri Albin Kurti, që pas dy vite qeverisje, në vend se të prezantojnë rezultate të punës, të vetmen gjë që kanë prodhuar, janë videot me propagandë ku sulmojnë kundërshtarët politikë me akuza e kundër akuza. Kjo është simptomë se pushteti i Kurtit ka rënë në një gjendje të mjerueshme, dëshpëruese dhe të pashpresë. Mjerim për ta, e fatkeqësi për vendin”, ka deklaruar Tahiri.
Lëvizja Vetëvendosje është rikthyer me një video, përmes së cilës, i tregon elementet që munguan në qeverisjen dyvjeçare të saj, e të cilat, sipas saj, ekzistonin në qeverisjet e mëhershme.
Si gjithherë, nga LVV u shfaqën pamje të opozitës dhe disa nga momentet politike të saj.
Rikthehen videot e LVV-së, tregon çka pati e çka s’pati në qeverisjen dyvjeçare të saj















