Tailanda favorizon negociatat dypalëshe në vend të ndërmjetësimit të një pale të tretë për të zgjidhur konfliktin e saj ushtarak me Kamboxhian, thanë të premten dy zyrtarë tajlandezë, ndërsa luftimet përgjatë kufirit të tyre të diskutueshëm vazhdojnë të pandërprera raporton Reuters përcjell Dukagjini.

Tensionet në rritje kufitare midis Tajlandës dhe Kamboxhias janë shndërruar në armiqësi të hapura në disa vende përgjatë vijës së frontit, në luftimet më të ashpra midis fqinjëve të Azisë Juglindore në më shumë se një dekadë.

Sot (e premte) më 25 korrik pati shkëmbime artilerie për të dytën ditë radhazi mes Tailandës dhe Kamboxhias.