Të akuzuarit për rastin “Banjska” rikthehen në gjykatë për vazhdimin e dëgjimit të dëshmitarëve

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë të mërkurën po vazhdon gjykimi të tre akuzuarit në rastin “Banjska”: Vladimir Toliq, Dushan Maksimoviq dhe Blagoje Spasojeviq, Në këtë seancë, ka nisur dëshminë zyrtari policor- i dëmtuari Mirsad Kryeziu

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot po vazhdon gjykimi ndaj tre të akuzuarve për sulmin e armatosur në fshatin Banjskë të Zveçanit, që ndodhi në shtator të vitit 2023 dhe ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Sot është Mirsad Kryeziu, zyrtar policor, si dëshmitari i radhës që do të nisë dëshminë e tij në këtë rast. Ai ndodhej së bashku me zyrtarë të tjerë policorë në momentet e para të sulmit të armatosur në Banjskë

Ndryshe, te henen, Dushan Maksimoviq, Blagoje Spasojeviq dhe Vladimir Toliq, tre të dyshuarit që ndodhen në paraburgim, u sollën në seancën gjyqësore të së hënës nën masa të rrepta sigurie.

Në seancën e sotme, që është e dyta me radhë për këtë rast, pritet të fillojë dëgjimi i dëshmitarëve.

Tashmë ka filluar dëshminë zyrtari policor në Njësinë për ndërhyrje të shpejtë, Alban Rashiti, i cili ishte plagosur në aksion.

Të akuzuarit Vlladimir Tolliq, Bllagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq ishin arrestuar pas sulmit që është organizuar nga ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radojiçiq.

Në seancën e parë, të mbajtur në prill, ata janë deklaruar të pafajshëm ndaj akuzave për terrorizëm, financim të terrorizmit dhe vepra të tjera të rënda penale.

Përveç tyre, në këtë rast janë të akuzuar edhe 41 persona të tjerë që ndodhen në arrati, si dhe një person juridik.

Gjykata ka njoftuar se për këta të fundit nuk mund të zhvillohet gjykim në mungesë, për shkak të kufizimeve ligjore.

Kush janë të akuzuarit që ngarkohen bashkë me kreun e grupit kriminal Milan Radoiçiq?

Dispozitivi i parë i aktakuzës së PSRK-së ngarkon të akuzuarit: Milan Radoiçiq, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq, Dushan Maksimoviq, Vladimir Radivojeviq, Ugljesa Jarediq, Milorad Jevtiq, Vlastimir Andriq, Aleksandar Milosavljeviq, Lazar Smigiq, Veljko Djordjeviq, Vladimir Vuçetiq, Stefan Jovanoviq, Milovan Krstoviq, Uros Miliq, Trajko Vasiq, Danilo Vasiq, Vukasin Jarediq, Sasa Periq, Nemanja Stankoviq, Momçilo Vuçkoviq, Stefan Radojkoviq, Marjan Radojeviq, Marko Arsiq, Zarko Cvetkoviq, Krsto Damjanoviq, Stefan Milosavljeviq, Marko Saviq, Aleksandar Jevremoviq, Radosh Gvozdiq, Ivan Miliq, Gojko Zubaq, Nemanja Radivojeviq, Radak Adziq, Millos Milenkoviq, Dorde Baloviq, Danijel Dukiq, Danilo Virijeviq, Aleksandar Tanaskoviq, Millos Kragoviq, Miljan Nedeljkoviq, Nikola Iliq dhe Vladan Iliq.

Sipas këtij dispozitivi, më 24 shtator 2023, nga ora 01:00, në fshatin Banjskë të Komunës së Zveçanit, i pandehuri Milan Radoiçiq, në cilësinë e kreut të grupit terrorist të strukturuar, së bashku me pjesëmarrësit, në role të ndryshme, duke filluar nga roli i bllokimit të rrugëve, të trajnuar në mënyrë profesionale, ku pjesa më e madhe e grupit pasi që kanë hyrë në mënyrë të organizuar përmes rrugëve malore ilegalisht në territorin e Republikës së Kosovës nga Serbia, me dhjetëra vetura e disa prej tyre edhe të blinduara, të mbushura me armë të rënda, municion, raketahedhës, eksplozivë, uniforma të kamufluara ushtarake dhe pajisje logjistike ushtarake, fillimisht kanë bllokuar rrugën tek ura e fshatit me dy kamionë.

Tutje, sipas aktakuzës të njëjtit janë fshehur dhe kanë zënë pozicionet e tyre dhe pasi që kanë ardhur zyrtarët policorë të Republikës së Kosovës për t’i hequr kamionët dhe liruar rrugën, në atë moment i kanë sulmuar me eksplozivë dhe armë të rënda.

Me ç’rast, sipas aktakuzës, tek ura e fshatit ka mbetur i vrarë zyrtari policor Afrim Bunjaku, si dhe është plagosur zyrtari policor Alban Rashiti, e janë lënduar zyrtarë të tjerë policorë: Çlirim Shaqiri, Mirsad Kryeziu dhe Sedat Dushi.

Gjithnjë sipas aktakuzës, sulmi ka vazhduar deri në orën 15:00 kur shumica dërmuese e këtij grupi janë arratisur në drejtim të rrugëve malore për në Serbi, e gjithë kjo me qëllim që seriozisht të destabilizojnë dhe shkatërrojnë strukturat themelore politike, kushtetuese, ekonomike, shoqërore të Republikës së Kosovës.

Prandaj, për këto veprime të njëjtit po ngarkohen me veprën penale “Kryerja e veprës terroriste” e sanksionuar me nenin 129, paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 lidhur me nenin 128, paragrafi 1, pika 1.1, 1.3, 1.7 dhe 1.10 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)./Betimi per Drejtesi

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika