Të dielën, Kurti mbledh Këshillin e Sigurisë

Për fillimin e reciprocitetit ndaj Serbisë për targat dhe pasaportat, mëngjesin e së dielës Kurti pritet të mbledhë Këshillin e Sigurisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të ftojë në mbledhje Këshillin e Sigurisë me rastin e fillimit të zbatimit të reciprocitetit për letërnjoftime me Serbinë dhe fillimin e regjistrimit me targa RKS për automjetet me targa “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA”, që pritet të filloj nga e hëna.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas kthimit në Kosovë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka folur për vendimet e Qeverisë që ishin marrë në fund të qershorit për targat dhe për zbatimin e reciprocitetit me Serbinë për letërnjoftime.

Përgjatë konferencës të së shtunës, Kurti kishte thënë se në këtë mbledhje do të diskutohet nëse janë marrë të gjitha masat që të dy vendimet qeveritare të zbatohen.

Ai ka thënë se në muajin korrik ishte i planifikuar që të mbaheshin fushat për t’i informuar qytetarët serbë të Kosovës që regjistrimi i veturave në Kosovë është falas.

“Uroj që sa më shumë qytetarë serbë të Kosovës nga një gushti  të pajisen me targat e RKS ”, ka thënë Kurti.

Ndërsa, ai ka folur edhe për vendimin e reciprocitetit me Serbinë, ku sipas tij, qytetarët e Serbisë duhet të trajtohen në të njëjtën mënyrë siç trajtohen qytetarët e Kosovës nga shteti i Serbisë.

“Nesër në mëngjes e kemi një mbledhje të Këshillit të Sigurisë, ku do të diskutojmë me krerët e organeve dhe me disa ministra çështjet që mund të na shfaqen e të cilat duhet t’i kemi parasysh. Ka kriminelë të llojeve dhe ngjyrave të ndryshme që nuk iu pëlqen ligjshmëria e kushtetuta dhe dëshirojnë ta sfidojnë shtetin e Kosovës”, kishte deklaruar Kurti.

Kurti shtoi se ka njerëz që nuk u pëlqen ligjshmëria dhe kushtetutshmëria e Kosovës, prandaj i duhet për të kuptuar nëse janë përgatitur mirë të gjitha institucionet.

“E dimë që ka njerëz jashtë ligjit, ka kriminelë të llojeve e ngjyrave të ndryshme, të cilët nuk u pëlqen ligjshmëria dhe kushtetutshmëria, dhe të cilët dëshirojnë që ta sfidojnë shtetin e Kosovës andaj kjo mbledhje është për t’u diskutuar se a janë marrë të gjitha masat që gjithçka të shkojë ashtu siç është menduar, pra ashtu siç është planifikuar gjithnjë sipas shteti të së drejtës që është edhe sundimi i ligjit, edhe kushtetutshmëria”, ka thënë Kurti.

Nga 1 gushti pritet të fillojë regjistrimi i targave ilegale në ato RKS, në të gjitha Qendrat për Regjistrimin e Automjeteve.

Ky vendim erdhi si rrjedhojë e Qeverisë së Kosovës në fund të qershorit të këtij viti.

Më 29 qershor, Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për të mundësuar regjistrimin e automjeteve me targa RKS për të gjitha automjetet e pajisura me targat “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA”.

Tashmë, qytetarët e Serbisë që hynë në Kosovë do të pajisjen me një dokument për hyrje-dalje në të të gjitha pikat kufitare.

Kurti flet për zbatimin e reciprocitetit dhe pse duhet të zbatohet ai

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika