Të enjten seanca e radhës, në rend dite debati parlamentar për mosliberalizimin e vizave
Kryetarja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje(LVV), Mimoza Kusari-Lila, ka bërë të ditur se përgjatë seancës së ardhshme të Kuvendit të Kosovës, në rend dite do të jetë debati parlamentar për mosliberalizimin e vizave. Përgjatë konferencës për media, Kusari-Lila ka thënë se Kryesia e Kuvendit është dakorduar që seanca e planifikuar të enjten e 7 […]
Kryetarja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje(LVV), Mimoza Kusari-Lila, ka bërë të ditur se përgjatë seancës së ardhshme të Kuvendit të Kosovës, në rend dite do të jetë debati parlamentar për mosliberalizimin e vizave.
Përgjatë konferencës për media, Kusari-Lila ka thënë se Kryesia e Kuvendit është dakorduar që seanca e planifikuar të enjten e 7 korrikut nga ora 10:00, të ketë në rend dite shqyrtimin në lexim të dytë të projektkodit për procedurën penale, shqyrtimin në lexim të dytë të projektligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale, shqyrtimin e dytë të ligjit për shërbimin korrektues të Kosovës, shqyrtimin në lexim të parë për Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verfikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Njëherësh, është bërë e ditur se kërkesa e grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për mosliberalizmin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës nga Këshilli i ministrave të BE-së, është pranuar.
Vazhdimi i seancës, e cila do të zhvillojë pikat e pambuluara nga pjesa e sotme është caktuar të mërkurën e 6 korrikut në orën 13:00.
Tahiri: Heshtja e kryeministrit Kurti karshi deklaratave të Muratit është skandaloze















