Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se të hënën, më 27 prill, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet një seancë e re plenare.
Pas mbledhjes së Kryesisë, ajo ka njoftuar se në rend të ditës do të përfshihet ndër të tjera, Projektligji për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Bordin e Paqes, si dhe Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, propozohet rendi i ditës për seancën e radhës