Të mërkurën, Escobar në Kosovë- pritet të takohet me Osmanin dhe Kurtin
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të mërkurën do ta presë në takim zëvendësndihmës sekretarin e SHBA-së, Gabriel Escobar. Sipas njoftimit, Osmani dhe Escobar pritet të deklarohen për mediat në lidhje me takimin e tyre. Ndërkaq, sic mëson RTV Dukagjini, Escobar pritet të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. “Në orën 08:45, presidentja e […]





Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të mërkurën do ta presë në takim zëvendësndihmës sekretarin e SHBA-së, Gabriel Escobar.
Sipas njoftimit, Osmani dhe Escobar pritet të deklarohen për mediat në lidhje me takimin e tyre.
Ndërkaq, sic mëson RTV Dukagjini, Escobar pritet të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
“Në orën 08:45, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, njëherësh të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Pas takimit, Presidentja Osmani dhe z. Escobar, do të kenë deklaratë për media”, thuhet në njoftimin e presidencës.
Përveç krerëve të shtetit, emisari amerikan pritet të takohet edhe me liderët e partive opozitare.
Escobar të mërkurën në Kosovë, pritet të takohet me krerët opozitarë




















