Të shtunën, Presidentja Osmani takon kryetarin e SBAShK-ut

Pas takimit me liderët opozitarë të vendit, kryetari i SBASHK-ut pritet të takohet me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, pritet të takojë të shtunën, kryetarin e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Rrahman Jasharaj.

Jasharaj ka bërë të ditur se takimi do të nisë në orën 15:00.

Gjersa ka theksuar se 97 për qind e shkollave në vend janë në grevë, ai ka thënë se greva do të përfshijë edhe universitetet publike.

Ai ka thënë se 97 për qind e shkollave janë në grevë, dhe më 1 tetor do të ketë grevë edhe në universitetet publike dhe kjo pritet të vazhdojë gjersa Qeveria e Kosovës t’i plotësojë kërkesat e SBASHK-ut.

Sekretari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Ymer Ymeri, kishte thënë se nëse të mërkurën e 17 gushtit nuk do të arrihej një marrëveshje në mes Qeverisë së Kosovës dhe SBASHK-ut atëherë mësimdhënësit do të hyjnë në grevë pa afat.

Ymeri kishte shtuar se mësimi rrezikon që të mos fillojë më 1 shtator për shkak të grevës.

Vazhdon greva, SBAShK-u nuk ndryshon mendim

Ymeri, para pak ditësh, kishte deklaruar se të gjitha shkollat përfshirë edhe çerdhet në Kosovë do të vazhdojnë me grevën e paralajmëruar.

Po ashtu, ai kishte thënë se greva nuk do të jetë vetëm më 1 shtator, por do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Të premten e 2 shtatorit, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka pritur në takim kryetarin e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jashari, për të diskutuar për mosekzekutimin e pagave për punëtorët e sektorit publik dhe për grevat e përgjithshme.

Pas takimit, Abdixhiku ka thënë se për të gjetur një zgjidhje në mes të Qeverisë dhe sindikalistëve, duhet të ketë ketë dialog.

Ndërkaq, lajmin për takimin e sotëm Jashari e ka konfirmuar për Klan Kosova.

Abdixhiku pas takimit me Jasharajn: Duhet të ketë dialog mes palëve

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika