Situata është tensionuar në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, pasi protestuesit janë mbledhur aty pas zhvillimeve të tensionuara para Kuvendit të Kosovës.
Në drejtim të pjesëtarëve të Policisë janë hedhur mjete piroteknike.
Si kundërpërgjigje, Policia ka përdorur gaz lotsjellës në përpjekje për t’i shpërndarë protestuesit.
Protestuesit janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu”, ku prej 16 shtatorit po zhvillohen protesta të përnatshme lidhur me aktgjykimin ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.